Përfundon takimi Meta-Basha në Presidencë; Çfarë u diskutua për 25 minuta
Ka zgjatur vetem 25 minuta takimi mes kreut te PD-se, Lulzim Basha dhe presidentit te vendit, Ilir Meta.
Ne pergjigje te fteses se nje dite me pare te nisur nga Presidenti Meta, per takim ne zyren e tij, Basha eshte pergjigjur pozitivisht dhe ka mberritur ne zyren e kreut te shtetit ne oren 09:00.
Pas 25 minutash, Basha ka dale nga Presidenca, por nuk ka pranuar te jape asnje deklarate per mediat e pranishme jashte ambienteve te Presidences. Mesohet se pas takimit, Basha i eshte drejtuar selise se PD-se.
Por ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti se çfarë mund të diskutojë presidenti dhe kreu i opozitës vetëm 25 min dhe si mund të zgjidhin krizën për kaq pak kohë.
Në pamje të parë kjo tregon se takimi i tyre mund të ketë qenë sa për “sy e faqe”.
Meta bëri dje tentativën e fundit për t’i ulur kryetarët e dy partive më të mëdha në vend për të gjetur një zgjidhje për krizën politike.
Kreu i shtetit mbërriti që në 05:00 në presidencë duke respektuar me përpikmëri orarin e caktuar për takimin, ndërkohë që edhe lideri demokrat Lulzim Basha ka qenë i përpiktë duke shkuar në takim që në orën 09:00 ashtu siç u njoftua që ditën e djeshme.
Takimi i tyre vjen në një kohë kur palët politike nuk kanë gjetur një pikë të përbashkët për zgjidhjen e krizës politike. Presidenti Ilir Meta zhdrekretoi datën e zgjedhjeve por vendimi i tij është shpallur “nul” nga Kolegji Zgjedhor, e njohur ndryshe si Gjykata e zgjedhjeve.
Fraksion.com