Pas takimit me Metën, Basha bën lëvizjen e papritur
Pas takimit me presidentin Ilir Meta, që zgjati vetëm 20 minuta, kryetari i PD, Lulzim Basha, duket se e ka të ngjeshur ditën.
Zyrën e tij pritet të shkojë aleati nga PDIU-ja, Shpëtim Idrizi, e fill pas tij, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Takimi me Kryemadhin është parashikuar në orën 12:30 minuta..
Basha do takohet në Idrizin dhe Kryemadhin në dy takime të veçanta dhe sipas informacioneve nga PD-ja fillimisht kreu demokrat do të presë kreun e PDIU dhe më pas kryetaren e LSI.
Dita e sotme ka qenë e ngjeshur me takime nga Presidenca dhe selia blu, pas tentativës së Metës për të vënë në lëvizje edhe PS me anë të një ftese drejtuar Kryeministrit.
Por Rama e refuzoi ftesën e Presidentit duek theksuar se ishte i zënë me fushatën për zgjedhjet e 30 qershorit.
Lëvizja e Metës ishte shumë e vonuar pasi vetëm tre ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 30 qershorit dhe kjo ftesë ishte shumë vonë për të qetësuar situatën e tensionuar politike.
Fraksion.com