AktualitetPolitikëTë fundit

Nga Basha te ambasadorët, Presidenti Meta lajmëron konferencë pas takimeve

Presidenti Ilir Meta do të mbajë një konferencë për mediat në orën 14.30.

Kjo konferencë vjen pas valës së takimeve që kreu i shtetit pati sot, lidhur me krizën politike në vend dhe zgjedhjet e së dielës.

Kujtojmë kreu i shtetit takoi mëngjesin e sotëm kryedemokratin Lulzim Basha, nënkryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili dhe krerët e partive të vogla, por edhe përfaqësues ndërkombëtarë.

Mes tyre përfaqësuesen e Këshillit të Europës në Tiranë, Jutta Gützkoë, ambasadorin e Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ambasadori britanik, Duncan Norman dhe tëfranceze Christina Vasak.

Këto takime takim vijnë vetëm tre ditë para zgjedhjeve të 30 qershorit.

Pas takimeve me Bashën dhe Vasilin, Meta tha se kërkohet përgjegjshmëri dhe sjellje europiane nga të gjithë.

 

Fraksion.com