Meta shkon në orën 5:00 të mëngjesit në Presidencë
Katër ditë para 30 qershorit, Presidenti Ilir Meta, ka bërë një tjetër lëvizje politike i cili ka ftuar sot në takim kryeministrin Edi Rama dhe shefin e opozitës Lulzim Basha.
Prej orës 5:00 të mëngjesit, Kreu i Shtetit ndodhet në Presidencë, ndërsa në orën 09:00 ai do të presë kryedemokratin Basha.
Ndërkohë dje kryeministri publikoi ftesën e Presidentit në “Twitter”, dhe iu përgjigj me ironi ftesës se “Kemi zgjedhje, jam i zënë!”
Shkresa e firmosur nga drejtori i kabinetit të Presidentit, Arben Cici, mbante datën 26 qershor dhe i drejtohej drejtores së kabinetit të kryeministrit, Vali Bizhga.
Ky refuzim i Kryeministrit tregon qartë angazhimin e mazhorancës pavarësisht dekretit të Presidentit dhe mungesës së opozitës në zgjedhje.
Por në këtë përgjigje vihet re që përveçse do të ketë zgjedhje me 30 Qershor, fati i dialogu politik është ende i pashkruar në letër.
Më pas Rama i ka kthyer një përgjigje të dytë Metës duke lënë mundësinë e e një takimi po kjo do të ndodh pas 30 qeshorit.
Fraksion.com