AktualitetPolitikëTë fundit

Meta: 13 Tetori, data e re e zgjedhjeve

Në një konferencë për mediat, Presidenti Ilir Meta shpalli datën e re të zgjedhjeve vendore 2019. Sipas tij, data e re për mbajtjen e zgjedhjeve do të jetë 13 tetori 2019 dhe jo 30 qershori që është vetëm pas tre ditëve.

“Dekreti për datën e re të zgjedhjeve, që është data 13 tetor. Dy arsyet pse kam vendosur këtë datë, sepse është dita më e shpejtë për të organizuar zgjedhjet vendore gjithëpërfshirëse.  Arsyeja e dytë është sepse si e kam nënvizuar edhe në 8 qershor, kur e zhdekretova datën e zgjedhjeve, ka të bëjë me garantimin e vazhdimësisë të integrimit europian, të mos shkëputjet të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për çeljen e negociatave. Kemi humbur shumë kohë, por për fat të mirë në axhendën e BE është për të marrë një vendim për çeljen e negociatave në tetor, dhe mbledhja është me 18”, tha Meta

Fraksion.com