KiE për 30 qershorin: Po ndjekim me vëmendje situatën, OSBE/ODIHR do të mbikëqyrë zgjedhjet
Deklaratë nga zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës mbi situatën para zgjedhjeve lokale në Shqipëri
“Ne po e ndjekim me vëmendje situatën para zgjedhjeve të 30 qershorit në Shqipëri, të cilat duhet të zhvillohen në përputhje me të gjitha detyrimet dhe standardet ndërkombëtare për zgjedhje dhe po ashtu në përputhje me legjislacionin kombëtar. Në këtë kontest, ne duam të rikujtojmë se Këshilli i Evropës ka një marrëdhënie të gjatë dhe mjaft të konsoliduar me OSBE/ODIHR-in, i cili ka dërguar një mision për mbikëqyrjen e zgjedhjeve në Shqipëri”, shkruhet në faqen e Këshillit të Evropës.
Fraksion.com