AktualitetTë fundit

Hidhet nga kati i 7-të babai i dy fëmijëve

Një 40 vjeçar është hedhur nga kati i shtatë i pallatit ku jeton.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “30 vjetori” në Berat, rreth orës 07:00.

E.Riko, baba i dy fëmijëve, është hedhur nga ballkoni dhe për pasojë ka marrë plagë të shumta. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Raportohet se gruaja e tij është përpjekur që ta tërheqë nga ballkoni, por nuk ka mundur dot.

Deri më tani nuk dihen shkaqet që çuan 40 vjeçarin drejt këtij akti të rëndë.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com