AktualitetPolitikëTë fundit

Dy nga arsyet pse 13 tetori i Metës është tërësisht antikushtetues

Ilir Meta pas takimeve me Bashën e aleatët e tij, ka dalë në një konferencë për mediat ku ka deklaruar se ka dekretuar datën 13 tetor 2019 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Mirëpo, ka shume  arsye që e bëjnë dekretin e Metës tërësisht antikushtetues,ku spikasin dy prej tyre.

Së pari, ka të bëjë me afatin e mandatit të të zgjedhurve. Mandati i kryetarëve aktuale të bashkive mbaron në 10 gusht dhe Kodi Zgjedhor shprehet qartë se zgjedhjet duhet të zhvillohen përpara se të mbarojë mandati. 13 tetori i Metës është 2 muaj pasi kryetarëve ju mbaron mandati

Së dyti, Kodi Zgjedhor saktëson se Presidenti duhet ta shpallë datën e zgjedhjeve 9 muaj përpara se të skadojë (mbyllet) mandati 4 vjeçar. 13 tetori i Metës jo vetëm që nuk është një datë që ruan distancën 9 mujore, por është pasi mandati ka mbaruar. Pra, totalisht antikushtetues.

Janë këto dy fakte të thjeshta që i parashikon Kodi Zgjedhor që e bëjnë dekretin e Metës sot nul, pa asnjë vlerë ligjore./lexo.al

 

Fraksion.com