Datë të re zgjedhjesh; Valë ambasadorësh në zyrën e presidentit Meta
Vijojnë lëvizjet intensive në zyrën e kreut të Shtetit. Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, po zhvillon një takim në zyrën e presidentit Ilir Meta.
Vizita e Sorecës në zyrën e Metës vjen pas takimeve që kreu i Shtetit zhvilloi me kryedemokratin Lulzim Basha dhe partitë e tjera opozitare. Në zyrën e Metës kanë shkuar edhe ambasadorët e Francës dhe Britanisë së Madhe.
Pak më herët, Dashamir Shehi deklaroi se pritet që deri në mbrëmje presidenti të nxjerrë një dekret ku do të vendoset edhe data e re për zhvillimin e zgjedhjeve.
Situata është e tensionuar, sot SHBA-BE rikonfirmuan vendimin e tyre për të mbështetur qeverinë në zhvillimin e zgjedhjeve të dielën.
Fraksion.com