Datë e re për vendoret? Idrizi: Qëndrimi ynë i qartë, qeveri tranzitore
Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi u shpreh se opozita është e qartë në qëndrimin e saj, qeveri tranzitore që do cojë vendin në zgjedhje të lira e të ndershme. Në përfundim të takimit me kryedemokratin Lulzim Basha, Idrizi iu përgjigj interesit të mediave lidhur me lajmet për një dekret të ri të presidentit Ilir Meta për zgjedhjet.
“Nuk ka asnjë diskutim as me z.Basha as me të tjerët sepse qëndrimi i opozitës është i qartë, zgjedhje të parakohshme me një qeveri tranzitore dhe sigurisht duke krijuar kushtet që shqiptarët për herë të parë pas 30 vjetësh të votojnë të lirë të barabartë dhe të mos kemi votime po të kemi zgjedhje.” U shpreh Idrizi.
Fraksion.com