AktualitetRajoniTë fundit

Arrestohet në Budapest ish-kryeministri maqedon Nikolla Gruevski

Ish-kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, është arrestuar nga policia hungareze në Budapest.

Për ekstradimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski sot do të vendosë gjykata e Budapestit.

Se çfarë vendimi do të merret do të mësohet pas seancës, pasi është e mbyllur për publikun.

Sipas medieve hungareze, Gruevski u arrestua mëngjesin e sotëm në Buudapest pas kërkesës së gjykatës.

Nga videoja shihet Gruevski që i fsheh prangat në duar me xhaketë.

Maqedonia e Veriut  kërkoi ekstradimin për vuajtjen e dënimit me burg prej dy vjetësh për lëndën e PSP “Tanku” si dhe ngjarjet e përgjakshme në Kuvend për të cilët dyshohet se ka qenë organizator.

 

Fraksion.com