AktualitetPolitikëTë fundit

Meta letër Ramës për takim; Kryeministri i përgjigjet: Kemi zgjedhje, jam i zënë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, duke i kerkuar takim gjatë ditës së nesërme.

Por përgjigja e kryeministrit ka qenë e menjëhershme dhe prerë duke i thënë se është i zënë me fushatën zgjedhore.

Për shkak të fushatës elektorale që po zhvillohet sipas dekretit presidencial,ku 30 qershori është përcaktuar datë zgjedhjesh,kabineti im ka komunikuar telefonikisht pamundësinë për këtë takim.Po meqë Ilir Meta vazhdon të luajë letrash, ja dhe me shkrim:Kemi zgjedhje,jam i zënë!“, i përgjigjet Rama presidentit Meta nga Twiter-i.

 

Fraksion.com