Vlorë: Burri vret gruan me levë hekuri
Një krim brenda familjes ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, ku burri ka vrarë gruan e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Babicë e Madhe rreth orës 12:52 të kësaj të mërkure.
Pas një konflikti në familje dyshohet se Lavdosh Sulo, 56 vjeç, ka goditur me levë hekuri bashkëshorten e tij 44- vjeçare Laureta Sulo.
E dëmtuara u shoqërua për ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës por për shkak të dëmtimeve të marra në orën 13:30, njofton ka ndërruar jetë.
Policia ka shoqëruar menjëherë bashkëshortin, si autorin e dyshuar në lidhje me ngjarjen për të cilin po vijojnë veprimet e mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet hetimore në lidhje me sqarimin e rrethanave.
Fraksion.com