Rama miting sot në Kukës, dega e PD kërkon leje për protestë
Kryeministri i vendit Edi Rama do ta ndalë sot në Kukës vrapin e fushatës elektorale, ku pritet të mbajë një miting me simpatizantë të partisë socialiste në këtë qytet.
Nga ana tjetër, po sot Kreu i Degës së PD Kukës i ka dërguar një shkresë komisariatit të policisë Kukës ku kërkon leje për protestë.
Qëllimi i tubimit, të paktën sipas asaj që është shkruan në kërkesën për leje, thuhet se është: “Mbrojtja e demokracisë, shtetit ligjor dhe shkëputja e politikës dhe krimit si garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe qeverisje të përgjegjshme, që siguron mirëqenie dhe punësim për shqiptarët, si dhe luftë kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin”.
PD ka kërkuar leje për këtë tubim nga ora 14:00 deri në orën 22:00.
Kryeministri Rama iu përgjigj sot presidentit Ilir Meta, i cili në një konferencë të jashtë zakonshme deklaroi se 30 qershori ka rënë ligjërisht si datë për zgjedhjet lokale.
Rama deklaroi se nuk ka asnjë shans që zgjedhjet të mos zhvillohen në datën 30 Qershor.
Fraksion.com