AktualitetPolitikëTë fundit

Rama fushatë në Durrës krah Dakos

Kryeministri Rama ka prezantuar kandidatët për zgjedhjet lokale në qarkun e Durrësit, në nje miting në qytetin bregdetar, ku ka vlerësuar kryebashkiakun Vangjush Dako.

“Vangjushi e nisi rrugëtimin për Bashkinë e Durrësit, me një grusht votash, më pas duke fituar fal provave qe ju dha njerëzve në mënyrë bindëse e më pas akoma në mënyrë triumfuese. Ajo që sot të gjithë duhet ta dëgjojnë sepse nuk ka asnjë mënyrë tjetër, përveç se të shtojnë baltën ndaj Vangjushit dhe Bashkisë së Durrësit, sepse nuk duan të kujtojë dicka. Vangjushi ka fituar në një kohë kur në pushtet ishte saliu me skuadrën më të mirë që PD ka patur ndonjëherë.- tha Rama.

Rama dha edhe një përgjigje për akuzat, se ai dëshiron të marri të gjitha pushtetet.

“Nëse unë para dy vitesh do ti doja ti merrja të gjitha, nuk do shkoja të të rrija posht ballkonit të zhuljetës. E para ne nuk i marrim të gjitha, por këta na i lanë në dorë. Çfarë të bëj unë të them po iki edhe unë”?- tha Rama

Për kreun e qeverisë, nga zgjedhjet e 30 qershorit, do të dalin të fituara si mazhoranca, ashtu edhe opozita.

“Kam një përshtypje se te dyja palët do fitojmë. Ne do fitojmë se zgjedhjet do bëhen, popullin dhe Shqipërinë peng kush, nuk ka për ta marrë dot. Por zëre se po e shoh tani para syve do dali luli do thotë fitore. Rëndësi ka për ne, që në 30 qershor jo vetëm të zgjedhim kryetarët e bashkive por populli shqiptar, duke ju vënë kufirin njëherë e mirë, politikanëve që e dinë se janë mbi ligjin”, tha kryeministri Rama.

 

Fraksion.com