AktualitetPolitikëTë fundit

PD-Ramës: Mos guxo të vish në Kukës, ky qytet do jetë shkolla jote e korrektimit

Partia Demokratike ka dalë me një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama. Ka qenë kryetari i Bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu, i cili para vizitës së Ramës në qytetin verior është shprehur se kryeministri nuk duhet të guxojë të zhvillojë miting.

Kryeministri Edi Rama, këtë pasdite do të jetë në qytetin verior të Kukësit. Sipas tij Rama nga ky qytet largohet gjithnjë i humbur. Tubimi i Ramës pritet të zhvillohet në aeroportin e Kukësit rreth orës 18:00. “Mos guxo Kukesin, Edi Rama! Vetem Kryeministri i gallatave mund te vije ne Kukes e te na kujtoje se jemi te varfer.

I kujtojme kryeministrit se varferine nuk e kishim ketu, por na e solli ai, vit pas viti; duke na bere kampion te braktisjes se fshatrave e qytetit prej te rinjve. Lideri i qeverise hajdute e ka peng qe nuk po e gerryen dot Kukesin. Ai e di mire se Kukesi nuk eshte i hajduteve; nuk eshte i mashtruesve, nuk eshte i gallataxhinjve. Kuksianët jane te papune, por jane te ndershem dhe dine te dallojne kush i tall.

⁃ Si mund te vish ne Kukes e te justifikosh vjedhjen e votave?! ⁃ Ti nuk i njeh kuksianët! ⁃ Ngaqe kane dinjitet, mos ua kerko per te mbuluar gabimet e tua! ⁃ Nga Kukesi do ikesh gjithmone si humbes. Nuk te ze gjumi per Kukesin. Kerkon t’i vish rrotull me ndonje stadium apo te gllaberosh ndonje pjese te majme aeroporti, qe eshte donacion, e qe ti e shet si te jesh ti Perendia e sikur paguan qeveria jote, – por ngado qe te nisesh per ne Kukes, nuk do kesh fytyre te ndeshesh, qofte edhe me kuksianin me te thjeshte.

Mos guxo Kukesin, Edi Rama! Sepse Kukesi do jete shkolla jote e Korrektimit”, shkruan kryebashkiaku i djathtë. /TemA

 

Fraksion.com