Konfirmohet në detyrë Prokurori i Krimeve të Rënda, Behar Dibra
Prokurori i Krimeve të Rënda, Behar Dibra ka kaluar në vettingun.
KPK konfirmoi në detyrë prokurorin Dibra mëngjesin e së martës.
Behar Dibra është kandidat për të qenë pjesë e SPAK.
Në raportin e ILDKPI, Behar Dibra thuhet se ka bërë deklarim të saktë dhe jo të rremë të pasurisë.
Ndërsa sipas KPK, DSIK raportoi se prokurori ka plotësuar me saktësi formularin e figurës, ndërsa nuk ka të dhëna për kontakte me persona të krimit.
KLP dorëzoi një raport ku thuhet se ka aftësi në interpretim dhe arsyetim ligjor, me veprime të sakta.
Fraksion.com