AktualitetBota+Të fundit

Erdoğan: Porosia e sistemit rus S-400 do të arrijë muajin e ardhshëm

“Sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 që i kemi porositur, shpresojmë të fillojmë t’i marrim muajin e ardhshëm”, tha Erdoğan.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se vendi i tij do të fillojë të pranojë porosinë e sistemeve të mbrojtjes ajrore ruse S-400 në muajin korrik, raporton Anadolu Agency.

“Sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 që i kemi porositur, shpresojmë të fillojmë t’i marrim muajin e ardhshëm”, i tha presidenti Erdoğan grupit parlamentar të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Ai tha se çështja e sistemit të mbrotjes S-400 lidhet drejtpërdrejt me të drejtat e sovranitetit të Turqisë.

“Ne nuk do të hedhim hap prapa nga kjo”, theksoi Erdoğan.

Tensionet midis SHBA-ve dhe Turqisë janë përshkallëzuar në muajt e fundit lidhur me blerjen e sistemit të mbrojtjes S-400, për të cilën Washingtoni thotë se do të rrezikonte rolin e Turqisë në programin e fluturimit F-35 dhe mund të shkaktonte sanksione.

Pas përpjekjeve të dështuara për të blerë sistemin e mbrojtjes ajrore nga SHBA-të, Ankaraja në vitin 2017 vendosi të blejë sistemin S-400 nga rusët.

Zyrtarët amerikanë i kërkuan Turqisë të blinte raketat Patriot të SHBA-ve, duke argumentuar se sistemi rus do të ishte i papajtueshëm me sistemet e NATO-s dhe do të ekspozonte programin e fluturimit F-35 ndaj nënshtrimit të mundshëm rus.

Megjithatë, Turqia theksoi se S-400 nuk do të integrohet në sistemet e NATO-s dhe nuk do të përbëjë një kërcënim për Aleancën.

Turqia ka kërkuar formimin e një komisioni për të sqaruar çdo çështje teknike, por SHBA nuk ka reaguar ndaj këtij propozimi.

 

Fraksion.com