AktualitetPolitikëTë fundit

Bëri thirrje për vëllavrasje e luftë civile; Shoqërohet në polici ish-deputeti i PD

Është shoqëruar në polici kreu i PD së Elbasanit njëkohësisht ish deputet Aurel Bylylkbashi. Shoqërimi ka ardhur pas deklaratave ekstremiste të artikuluara nga zyrtari i PD në mbledhjen Aleancës Qytetare.

Gjatë kësaj mbledhjeje ai është shprehur se në 30 qershor mund të ketë dhe vëllavrasje dhe luftë civile po ka theksuar se rrugë tjetër nuk ka për të rrëzuar qeverinë. Sipas tij nuk është problem edhe të ketë luftë civile pasi qytetarët tashmë nuk kthehen më mbrapsht.

“Nga ana tjetër është data 30. Ka shume zëra që parashikojnë kasandrën, domethënë do të ketë lufte civile, do te ketë vëllavrasje! Po e them prerë dhe qartë: Ne nuk do të lejojmë zgjedhje ne 30 Qershor!! Ka vëllavrasje, ka luftë civile? Le të ketë!! Patjetër qe le të ketë, ne nuk kthehemi mbrapsht nga rruga jonë dhe nuk do të bëjmë gabimin që bënë  gjyshërit tanë në 1944!!”, shprehet ai.

 

Fraksion.com