AktualitetPolitikëTë fundit

Basha kapet gafil; Për kë pedagogë dhe artistë, flet që janë censuruar?!

Në rrjetet sociale është shpërndarë një nismë për të penguar me dhunë zgjedhjet lokale të 30 qershorit, datë që kundërshtohet nga Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta. Ndërkohë kjo datë gëzon mbështetjen e fortë nga SHBA-BE, qeveria dhe kushtetuta e Shqipërisë.

Figura të njohura të së djathtës, ish-deputetë, kandidatë për deputetë apo edhe pegadogë dhe analistë që janë shprehur gjithnjë publikisht kundër qeverisë, janë bërë pjesë e kësaj nisme ku bëhet thirrje për pengimin e votimeve më 30 qershor.

Edhe pse numri i figurave publike që mbështet nismën e iniciuar fillimisht nga karikaturisti Bujar Kapexhiu, është shumë i ulët, mediat e djathta i kanë kushtuar shumë rëndësi duke i dhënë hapësirë të madhe.

Në një dalje publike për mediat, pas takimit me zv.ambasadoren e SHBA, kryedemokrati Lulzim Basha sulmoi Top Channel dhe TV Klan që nuk kanë pasqyruar lëvizjen #edheunë që në fakt është një nismë e kopjuar nga SHBA.

“Aleanca e qytetarëve shqiptarë është në këmbë, shumë prej tyre kanë dalë publikisht, ndonëse shumë prej mediave që ju përfaqësoni këtu, jashtë vullnetit tuaj i censuron, merrini shihini se çfarë shkruajnë këta artistë, profesorë, intelektualë, në qoftë se ju lënë pronarët që marrin paratë që ju vidhen shqiptarëve. Asnjë nga televizionet kombëtare nuk e pasqyron lëvizjen #edheune, dy veglat qorre të Edi Ramës, nuk e pasqyrojnë”, tha Basha.

 

Por kush janë pedagogët dhe artistët e pavarur që janë censuruar sipas Lulzim Bashës?

Gazeta SHQIP  sjell disa nga emrat që janë pjesë kësaj nisme dhe që janë zotuar publikisht se do të pengojnë me dhunë zhvillimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Siç shihet, kemi të bëjmë me figura të PD dhe së djathtës, jo vetëm mbështetës, por që kanë qenë edhe pjesë e brëndshme e partisë. Ndaj pyetja që i shtrojmë sot Lulzim Bashës është: Për kë intelektualë dhe artistë e keni fjalën?

Besnik Mustafaj, ish-ministër i Jashtëm i PD, djali i tij, Andi Mustafaj pjesë e Këshillit Kombëtar të PD

Mark Marku, pedagog dhe ish-deputet i PD

Agron Gjekmarkaj, pedagog, ama pd, pjesë e çadrës së lirisë, Këshilli Kombëtar i PD, synonte të kandidohej si deputet i PD

Robert Budina, artist, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD

Ori Nebiaj, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD

Taulanta Jupi, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD

Mesa duket, Basha kërkon tu mbush mendjen shqiptarëve se artistë dhe intelektualë, refuzojnë zgjedhjet e 30 qershorit. Në fakt këta të sipërmendurit, janë mbështetës të Partisë Demokratike, dhe jo njerëz të pavarur./Shqip

 

Fraksion.com