Balla në Elbasan: Ilir Meta dhe liderët e opozitës s’heqin dot të drejtën e votës
Në një takim me banorë të rajonit nr.4 në Elbasan, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, renditi disa nga investimet më të rëndësishme që janë bërë në Elbasan duke nisur me arsimin.
Kjo e bën të rëndësishëm 30 Qershorin, që reformat e rëndësishme të Shqipërisë të ecin përpara, po ashtu siç duhet të ecin përpara punët e çdo qyteti:
“Unë jam shumë i bindur që besimin që populli i Elbasanit do të japë në 30 Qershor do të shpërblehet sepse ne duam të punojmë e të çojmë përpara të gjitha angazhimet që kemi marrë.
Sot është një ditë e rëndësishme në rrugën e 30 Qershorit. Ne nuk kishim asnjë dyshim që do të binte dekreti i Presidentit të Republikës. Presidenti të cilin e kam votuar edhe unë.
Dhe nëse do të ktheheshim përsëri në të njëjtin kontekst politik do të bënim përsëri të njëjtën gjë sepse nuk kishim mundësi aso kohe të zgjidhnim një president tjetër.
Ky ishte i vetmi që rrinte me ne dhe i qante hallin atyre që ishin në çadër. Ata i la 3 muaj i mori në qafë, na u desh ne t’i nxirrnim nga çadra.
Sot Kolegji Zgjedhor, i ka dhënë përgjigje përfundimtare kujtdo që mund të kishte ndonjë dilemë. Shumica e shqiptarëve nuk kishin asnjë dilemë se përpjekja e Ilir Metës ishte një përpjekje për të penguar çdo qytetar shqiptar të shprehet me votë. E kemi fituar këtë të drejtë në vitin 1990 teksa shqiptarët fituan pluralizmin politik, fituan të drejtën e votës së lirë, ndryshuan më pas sistemin dhe me anë të Kushtetutës u përcaktua e drejta e çdo qytetari për të zgjedhur.
Një ditë të bukur zgjohet Ilir Meta dhe tha; zgjedhjet anulohen.
Po kush ta dha ty këtë të drejtë?
Sovranit nuk mund t’i heqësh të drejtën e votës.”
Për kandidatin Gledian Llatja, mbështetja e madhe qytetare do të thotë më shumë angazhim dhe detyrime ndaj çdo banori, për t’i shërbyer në 4 vitet e ardhshme dhe për të vijuar ato punë publike të cilat nuk janë mundur të realizohen deri tani.
Fraksion.com