Ambasadori i BE-së i shkon Bashës në zyrë
Pas zv. ambasadores të SHBA, në zyrën e kryedemokratit Lulzim Basha është parë të hyjë, ambasadori i BE-së Luigi Soreca.
Takimi me kreun e PD, vjen vetëm pak ditë nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Në një deklaratë për mediat, pas takimit me zyrtaren e SHBA, Basha u shpreh i vendosur se zgjedhje pa opoziten nuk ka.
“Nuk do te lejohen. Nuk do te pranohen, nuk do te njihen. Me shfuqizimin e 30 qershorit nga presidenti, çdo aktivitet eshte i paligjshem. 30 qershori nuk eshte date zgjedhjesh, por eshte koha kur Edi Rama do te perpiqet t’i ktheje shqiptaret ne kohen e votimeve njepartiake. Une nuk kam komentuar asnjehere takimet me ambasadoret, nuk kam oer ta bere as tani”, tha Basha.
Fraksion.com