AktualitetPolitikëTë fundit

Zgjedhjet e 30 qershorit, vazhdon mbledhja në Kolegjin Zgjedhor

Pak minuta më parë ka nisur mbledhja e Kolegjit Zgjedhor kur pitet të merret vendimin edhe për vlefshmërinë e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Kolegji Zgjedhor do të shqyrtojë ankimin e bërë nga Idajet Beqiri, pasi ky i fundit ka kërkuar që partia e tij “Uniteti Kombëtar” të ç’regjistrohet nga zgjedhjet e 30-qershorit.

Trupa e gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor po shqyrton kërkesën përbëhet nga Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj, pas largimit të gjyqtarit Gjin Gjoni.

Kërkesa e Beqirit u hodh poshtë nga KQZ, me argumentin se dekreti i Presidentit është antikushtetues dhe nul, pra nuk do të zbatohet. Por, pas KQZ-së çështja kaloi në Kolegjin Zgjedhor, i cili ka sot do të japë edhe fjalën e fundit.

 

Fraksion.com