“Washingtoni do të godasë Moskën me blackout”
Gazeta prestigjoze amerikane “New York Times”, në një artikull të saj të botuar sot, shkruan se: “Washingtoni do të godasë Moskën me blackout”.
Ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump e ka përkufizuar artikullin e gazetës si një “akt virtual të tradhtisë”, këshilltari i tij John Bolton, tha se: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë hyrë në një rrugë të re, duke zgjedhur një gamë të gjerë objektivash të mundshme dixhitale, në një përpjekje për ti thënë Rusisë se “do t’ju kushtojë shumë”
Sipas New York Times, Shtetet e Bashkuara po përpiqen të ndërhyjnë në sistemet e kontrollit të rrjeteve ruse të energjisë elektrike, me synim që të shfrytëzojnë dobësitë e tyre për të gjeneruar ndërprerje të energjisë. Sipas gazetës, një përshkallëzim i heshtur por i rrezikshëm, mund të ketë efekte shkatërruese në infrastrukturat që vuajnë nga sulmet kibernetike dhe që ndikojnë në jetën e miliona qytetarëve.
Për përdorimin e teknologjisë së informacionit, në sfidën e përjetshme midis Moskës dhe Washingtonit, është folur gjerësisht në media që nga viti 2016, veçanërisht pas iniciativave të CIA-s ndaj hakerëve rusë, të cilët kanë patur sukses në sistemet informatike amerikane, si në vitin 2008 kur ata vodhën dokumente sekrete të Pentagonit. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, duke komentuar artikullin e New York Times, vuri në dukje se mundësia e një sulmi ndaj Federatës Ruse është konfirmuar dhe se disa përbërës strategjikë të ekonomisë ruse tashmë kanë qenë viktima të ofensivës virtuale amerikane.
Sipas vetë Vladimir Putinit, sulmet kibernetike amerikane ndaj Rusisë janë rritur, nga 12,000 në vitin 2017 në rreth 17,000 në vitin 2018. Po sipas tij, Rusia është e gatshme të formulojë rregulla më të qarta sjelljeje me homologët amerikanë.
Fraksion.com