AktualitetPolitikëTë fundit

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor; Reagon presidenti Meta

Pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor dhënë ditën e sotme, reagon Presidenca.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka njoftuar një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp nesër në orën 8:00.

Vendimi vjen pasi sot Kolegji vendosi në një farë mënyrë të rrëzonte dekretin e kreut të shtetit, por anulimin e zgjedhjeve duke hedhur poshtë kërkesën e partisë së Idajet Beqirit për t’u çregjistruar.

Burimet bëjnë me dije se konferenca do te mbahet nesër në mëngjes në orën 08:00 në ambientet e Presidencës.

Mësohet se temë e kësaj konference do te jete vendimi i sotëm të Kolegjit dhe kriza e rëndë politike në vend.

Kujtojme se fill pas vendimit te Kolegjit Zgjedhor, zedhenesi i Presidentit reagoi duke e quajtur gjithe kete nje skeç te radhes te orkestruar kohe më parë.

 

Fraksion.com