Talibanët lëshojnë kërcënim për mediat afgane
Talibanët lëshuan një kërcënim për mediat afgane, duke thënë se gazetarët do të jenë shënjestra të sulmeve për aq kohë sa mediat nuk ndalojnë të transmetojnë, siç u shprehen ata, propagandën e qeverisë kundër militantëve.
Në një deklaratë të lëshuar të hënën, grupi u dha radio-stacioneve, televizioneve dhe transmetuesve të tjerë një javë kohë për të ndaluar transmetimin e njoftimeve anti-talibane, të paguara nga qeveria.
Këto njoftime u bëjnë thirrje qytetarëve që t’i informojnë autoritetet nëse ata shohin ndonjë aktivitet të dyshimtë taliban.
Talibanët, të cilët i kanë sulmuar mediat në të kaluarën, thanë se mediat që refuzojnë të ndalojnë publikimin e thirrjeve të tilla, do të konsiderohen “shënjestra ushtarake”.
Nai, një organizatë afgane që mbështet mediat, e dënoi paralajmërimin e talibanëve dhe i bëri thirrje qeverisë afgane të marrë masa më të ashpra për të garantuar sigurinë e mediave.
Nai tha se nëntë incidente në media, të lidhura me talibanët, kanë ndodhur që nga fillimi i vitit dhe se ato kanë rezultuar me një gazetar të vrarë dhe një të plagosur.