AktualitetBota+Të fundit

Praga në protestë: Kёrkohet dorëheqja e kryeministrit Babis

Disa qindra mijёra vetё tё dielёn (23.06) morёn pjesё nё protestёn kundёr kryeministrit Andrej Babis dhe qeverisё sё tij.
Kjo ishte protesta mё e madhe nё Pragё qysh prej 30 vjetёsh, sipas tё dhёnave tё organizatorёve, me rreth 250.000 pjesёmarrёs.
Aktivistёt kёrkojnё hetime tё pavarura kundёr multimiliarderit Babis si dhe dorёheqjen e menjёhershme tё tij.
Mbi 400.000 vetё kanё nёnshkruar njё peticion nё internet. Themeluesi i partisё populiste ANO akuzohet, se ka pёrfituar ilegalisht prej subvencioneve tё BE-sё dhe si sipёrmarrёs ai ndodhet nё interes konflikti me postin qё drejton.

64 vjeҁari i hedh poshtё akuzat dhe refuzon tё dialogojё me demonstruesit.

Babis akuzohet gjithashtu se nё vitet 80-tё ka bashkёpunuar me policinё sekrete komuniste.

Me njё pasuri prej rreth katёr deri nё pesё miliardё Euro, Babis konsiderohet si pasaniku numёr dy i Çekisё.

Mё 2011 Babis themeloi lёvizjen populiste tё protestёs ANO dhe mё 2014 u bё ministёr i Financave. Nё fund tё majit 2017 ai u shkarkua nga posti nёn dyshimet pёr evazion fiskal. Njё gjysmё viti mё pas partia e sapo themeluar prej tij ANO fitoi zgjedhjet parlamentare.

Me populistёt dhe partinё e tij ANO Babis krijoi koalicionin qeverisёs.

Qeveria e pakicёs e pёrbёrё nga ANO dhe CSSD tё mёrkurёn (26.06) do tё pёrballet me mocionin e votёbesimit nё parlament.

Vёzhguesit e konsiderojnё si tё pamundur suksesin e opozitёs, sepse komunistёt (KSCM) kanё deklaruar, qё do ta mbёshtesin kabinetin qeveritar, qё qeveris qysh prej njё viti.

 

Fraksion.com