Praga në protestë: Kёrkohet dorëheqja e kryeministrit Babis
64 vjeҁari i hedh poshtё akuzat dhe refuzon tё dialogojё me demonstruesit.
Babis akuzohet gjithashtu se nё vitet 80-tё ka bashkёpunuar me policinё sekrete komuniste.
Me njё pasuri prej rreth katёr deri nё pesё miliardё Euro, Babis konsiderohet si pasaniku numёr dy i Çekisё.
Mё 2011 Babis themeloi lёvizjen populiste tё protestёs ANO dhe mё 2014 u bё ministёr i Financave. Nё fund tё majit 2017 ai u shkarkua nga posti nёn dyshimet pёr evazion fiskal. Njё gjysmё viti mё pas partia e sapo themeluar prej tij ANO fitoi zgjedhjet parlamentare.
Me populistёt dhe partinё e tij ANO Babis krijoi koalicionin qeverisёs.
Qeveria e pakicёs e pёrbёrё nga ANO dhe CSSD tё mёrkurёn (26.06) do tё pёrballet me mocionin e votёbesimit nё parlament.
Vёzhguesit e konsiderojnё si tё pamundur suksesin e opozitёs, sepse komunistёt (KSCM) kanё deklaruar, qё do ta mbёshtesin kabinetin qeveritar, qё qeveris qysh prej njё viti.
Fraksion.com