Ministri i Jashtëm italian telefonon Ramën e Bashën: Garantoni zgjedhjet e 30 Qershorit
Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Enzo Milanesi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare dhe udhëheqësin e opozitës, Lulzim Basha.
Mediat italiane shkruajnë se në të dyja këto biseda Milanesi ka konfirmuar se është me rëndësi që në 30 Qershor të shmangen elementët e dhunës, dhe të zbatohen parimet e demokracisë.
“Ka një rëndësi të madhe për të siguruar respektimin absolut të rregullave themelore të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Pavarësisht diferencave që keni ju si kundërshtarë politik është e domosdoshme të shmanget çdo formë e dhunës dhe të manifestohet respektimi i opinioneve dhe pozicioneve në mënyrë demokratike.
Duhet të sigurohet korrektësia e procesit të zgjedhjeve në Shqipëri”, ka deklaruar Milanesi.
Fraksion.com