“Ja e bënë ti Shqipërinë, ja të tërë ramë në greminë”; Tepelenë: Goliku, isopolifoni për Edi Ramën
“Përshëndetje populli shqiponjë i Tepelenës, përshëndetje kryeministri jonë i shquar, i gjithë Shqipërisë dhe miku i Tepelenës, Edi Rama. Përshëndetje kolosi jonë gjigandi Termet Peçi”, kështu e ka nisur fjalën e tij Goliku e më pas ka treguar atë që e ka quajtur sekret.
“Po ju tregoj një sekret popullit tim dhe udhëheqësve. Në 83 i operuar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ngrihem i operuar dhe shkova në Gjirokastër në festival me gjysmë trupit, këndova para komandantit të asaj kohe, sot nga Gjirokastra vij nga spitali për disa probleme, nuk ka rëndësi, dhe ngrihem nga spitali atje dhe vij për këtë komandant këtu”- tha ai.
Kënga për Ramën
Mirë se erdhe Edi Rama
Ku nuk të ka shkuar fama
Në Amerikë të Obama
Ti je burrë që s’do reklama
Sot kjo kala me bedena, të thotë mirë se erdhe Tepelena.
Po të pyec popullsinë
Thonë të gjithë duam Edvinë
Ja e bënë ti Shqipërinë
Ja të tërë ramë në greminë
Je i madh je burrë shteti të njeh globi, gjithë mileti
Përkrah Gramozi, Tërmeti, ndriçohet si meteor deti
Ti e ke mendjen të artë, lum ne që të kemi fat
Më datën 30 qershor, do ti marrc frenat në dorë
Kryeministri madhor, rrofsh sa mali Tomor
Sot kala me bedena të thotë rroftë gjithë Tepelena
Fraksion.com