Foto lajm; Rama me tuta në mbledhjen e Kryesisë (FOTO)
Në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste në selinë rozë, Rama ka kërkuar nga anëtarët e partisë që të vijojnë fushatën dhe të mos bien pre e provokimeve.
Shefi i qeverisë ka kërkuar që fushata të vazhdojnë me qetësi dhe të shmangin provokimet.
Po kështu, Kryeministri është ndalur edhe te krimet elektorale, teksa ka porositur deputetët e tij që të zbatohet Kodi Zgjedhor dhe të mos ketë asnjë rast të tjetërsimit të votës. Njëkohësisht ka kërkuar edhe që të denoncohet çdo rast dhune.
Por ajo që bie në sy nga mediat e pranishme ishte përsëri veshja e kryeministit Rama.
Kësaj here pas kapeles me numrin 30 që vendosi në prezantimin e kandidatëve në jug të vendit, kreu i qeverisë u pa i veshur me tuta dhe atlete të bardha gjë ndodh shpesh në veshjen e tij.
Por risia e tij ishte këmisha e hapur dhe posht saj një bluzë me PS dhe numrin 30.