AktualitetPolitikëTë fundit

“Dekreti i presidentit nuk është llastik për të mbathura”; Spartak Braho debaton me Ralf Gjonin

Në Komisionin e Ligjeve në Parlament, po diskutohet kërkesa e 55 deputetëve, për shkarkimin e Presidentit Meta, pas vendimit të tij për të anuluar 30 qershorin si data e zgjedhjeve vendore.

Por kjo mbledhje nuk ka kaluar pa debate mes deputetëve Spartak Braho dhe Ralf Gjoni.

Braho tha se presidenti ka shkelur rëndë Kushetutën dhe duke debatuar me Ralf Gjonin tha se do ndërhynte për ta bërë anëtar të komisionit hetimor për shkarkimin e Metës. Në replikë Gjoni i kujtoi Brahos se nuk ishte prokuror komunizmi në atë komision.

Spartak Braho: “Më vjen mirë që një koleg i joni, zoti Fino, ndonëse ekonomist në profesion paraqiti me kompetencë arsyet pse dekreti i presidentit ëhstë i pabazuar në ligj e kushtetutë. Ndërkohë që vërej deputetë të tjerë nuk e kanë kuptuar akoma pse kanë ardhur sot. I dashur Ralfi, dekreti i presidentit nuk është llastik për të mbathura, që mund të të hapet sa herë dhe sa të duash. Është shtyllë dhe neni 92/2 thotë Presidenti i Republikës dekreton zgjedhjet. Nuk ka më as çdekret as njoftim, as vendim. Cdekretimi që ai ka paraqitur nuk parashikohet fare në Kushtetutë.

Ne sot nuk jemi mbledhur për të shkarkuar presidentin, kuptoje dhe këtë, jemi mbledhur për të nisur një procedurë që do të konkretizohet me ngritjen e një komisioni hetimor, apo grupi hetimor që do të konstatojë nëse është shkelje e rëndë apo jo dhe më pas do të vendoset. E kupton këtë që të them apo jo.

Ralf Gjoni: E kuptoj shumë mirë, më mirë se ty zoti Braho

Spartak Braho: Le ti japim mundësi parlamentit të nisë procedurën ta hetojë situatën. Ishalla presidenti nuk e shkelur rëndë që të shkarkohet por për mendimin tim shkelja është e rëndë megjithatë të ngrihet një komision hetimor. Mund të bëj thirrje që ti të jesh anëtar i atij komisioni dhe ta shikosh me sytë e tu që presidenti e ka shkelur rëndë Kushtetutën.

Unë bashkohem me konkluzionet që relatoi zoti Fino dhe le ti hapim rrugë komisionit hetimor.

(Debat pa mikrofon mes Spartak Brahos dhe Ralf Gjonit)

Ralf Gjoni: Kontrolloni anëtarët e komisionit si flasin. Nuk jemi në komunizëm. Zoti Braho mbaroi komunizmi. Me të njëjtën mendësi juriste në 1990 ju kaluat 7501 dhe i morët të drejtën e pronësisë cdo qytetari shqiptar. Mos na bëni arrogancë juridike. Mos mu drejto mua . Nëse ke problem me presidentin adresoja presidentit. Edhe fjalët kursej. Kujdes se nuk je prokuror.

(I drejtohet Ulsi Manjës): Zoti kryetar u përdor fjalë fyese. Nuk është prokuror komunizmi këtu.

 

Fraksion.com