Bashkia e Devollit letër KQZ: Do ruajmë me policët tanë KZAZ, s’lejojmë futjen e materialeve zgjedhore
Bashkia Devoll i ka dërguar ditën e sotme një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Letra është nisur me qëllim revokimin e vendimit për caktimin e qendrave të votimit.
Sipas tyre nuk do të lejohet futja e materialeve zgjedhore në qendrat e votimit dhe se këto të fundit do të ruhen nga punonjës të bashkisë.
Ky vendim është marrë në zbatim të dekretit të presidentit.
Bashkia e Devollit është e vendosur për të marrë në administrim Komisionin Qendror të Zgjedhjeve së bashku me qendrat e votimit.
Fraksion.com