AktualitetPolitikëTë fundit

Balluku: Vendimi i Kolegjit i drejtë, opozita po nxit luftë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka komentuar në rubrikën Opinion në “News24”, vendimin e sotëm të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore. Balluku ka deklaruar se vendimi i Kolegjit është i pakontestueshëm dhe zgjedhjet do të zhvillohen të dielën e 30 qershorit.

“Rëndësi kanë vendimet kushtetuese, vendimi i Kolegjit është i pakontestueshëm. Ne ndodhemi në fushatë zgjedhore të dekretuar nga Presidenti Meta. Në këtë rast mund të ishte dhe Gjykata Administrative, por Kolegji mendoj se ka të drejtën të shprehet në raste të tilla. E gjitha anullia e ngritur nga data e dekretit të Metës sot është larguar dhe kemi një vendim të qartë se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor. Interpretimi i këtij vendimi është i pavend nga të gjithë ne”, është shprehur ministrja.

Sa i takon aksionit opozitar, i cili do të vijojë gjatë kësaj jave në të gjithë Shqipërinë, ministrja Balluku ka deklaruar se opozita prej muajsh po bën kërcënime, por duhet të bëjnë kujdes se po nxisin luftë dhe veprime jodemokratike.

Zgjedhjet më 30 qershor nuk i vendosi qeveria Rama dhe as PS, janë zgjedhje brenda afateve kushtetuese të dekretuara nga Meta. Se çfarë do bëjë Shehi, nuk është në kuadër të një diskutimi serioz. Kërcënime të tilla janë bërë prej muajsh. Shehi apo kushdo tjetër nuk i ka seriozisht këto bërjet e luftës, duhet të kenë kujdes kur nxisin luftë dhe veprime jodemokratike.

 

Fraksion.com