“Zgjodhi të këndojë për shqiptarët”; Rama: Një ditë të mbarë me këtë yll bote!
Bashkëshortja e ish-presidentit francez Nicolas Sarkozy, ka zgjedhur t’i paraqitet për herë të parë publikut shqiptar me 11 këngë të albumit të saj më të fundit, në teatrin e parkut kombëtar Butrint, një nga pikat arkeologjike më të rëndësishme të trashëgimisë sonë dhe asaj botërore.
“Përshëndetje të gjithëve në Shqipëri. Doja t’ju thoja që quhem Carla Bruni e që do të këndoj për ju Ditën e Festës së Muzikës, në teatrin antik të Butrintit në orën 21:00 dhe shpresoj që do të jeni atje”, është shprehur kantautorja.
“French touch” (Prekje franceze”, është albumi i pestë të cilin Carla Bruni e hodhi në treg në vitin 2017. Kopjet e shitura të gjithë krijimtarisë së saj kapin shifrën e 5 milionë albumeve.
Bruni është vlerësuar si një nga gratë më të rëndësishme në botë nga revista “Forbes” në vitin 2010.
Postimi i Ramës:
“MIRËMËNGJES 😃
dhe me këtë yll bote që për Ditën Ndërkombëtare të Festës së Muzikës zgjodhi të këndojë për shqiptarët, ju uroj një ditë të mbarë🌹“, shkruan Rama.