AktualitetTë fundit

Vrau krushkun në mes të arës, gjykata lë në burg Prendin

Ka dalë sot para Gjykatës së Lezhës për tu njohur me masën e sigurisë, 52-vjeçari Tonin Prendi, i akuzuar për vrasjen e ndodhur mëngjesin e së mërkurës në zonën e Mërqisë në Lezhë.

“Arrest me burg” vendosi gjykata ndaj tij, ndërkohë që në seancë nuk ishte i pranishëm asnjë familjar i të akuzuarit.

Prendi akuzohet për vrasjen e 63-vjeçarit Gjin Marku, me të cilin kishte krushqi.

Kjo pasi djali i viktimës kishte marrë për nuse mbesën e Prendit, për të cilën ky i fundit ishte bërë shkesë.

Mësohet se gjithçka ndodhi pas konflikteve të fundit mes tyre, ku viktima i kishte hequr kujdestarinë Prendit nga ruajtja e shtëpisë së tij dhe punimeve të tokës.

Pikërisht mos besimi i mëtejshëm i punëve ndaj Prendit, ka bërë që ky i fundit, mëngjesin e së mërkurës ti shkojë në arë Markut, ku ai ndodhej bashkë me disa punëtorë të tjerë për të mbledhur barin dhe ta vrasë me breshëri automatiku.

Krimi tronditës ndodhi të mërkurën rreth orës 07:30 në fshatin Mërqi.

 

Fraksion.com