AktualitetBota+Life StyleTë fundit

Shkencëtarët zbulojnë shenjat shumë të hershme të Parkinsonit

Shkencëtarët thonë se kanë identifikuar shenjat më të hershme të sëmundjes së Parkinsonit në tru, 15 deri në 20 vjet para se të shfaqen simptomat.

Incizimet e një numri të vogël pacientësh me rrezik të lartë, gjetën keqfunksionime në sistemin e serotoninës së trurit.

Serotonina, është një hormon që ka shumë funksione në tru, duke përfshirë disponimin, oreksin, njohjen, mirëqenien dhe lëvizjen.

Studiuesit e “King’s College” në Londër thanë se zbulimi mund të çojë në forma të reja të trajtimit të sëmundjes.

Parkinsoni është një sëmundje e trurit që prek rreth 145,000 njerëz në Britani të Madhe.

Simptomat kryesore janë lëkundje, dridhje dhe ngurtësi, por depresioni, problemet me kujtesën dhe gjumin janë gjithashtu të zakonshme.

Tradicionalisht, sëmundja mendohet të jetë e lidhur me një hormon të quajtur dopamin, i cili mungon në trurin e njerëzve me këtë sëmundje.

Edhe pse nuk ka shërim, ekzistojnë trajtime për të kontrolluar simptomat – dhe ato përqëndrohen në rivendosjen e niveleve të dopaminës.

Por ekipi hulumtues sugjeron se shenjat e para paralajmëruese të sëmundjes janë ndryshimet ne nivelet e serotoninës.

 

Fraksion.com