AktualitetPolitikëTë fundit

“Shkarkimi i Metës”; Xhaçka: Procedurat mund të mbyllen brenda 10 ditëve

Nisma e mazhorancës për të shkarkuar Presidentin Ilir Meta nuk kaloi pa u trajtuar në emisionin “I Ftuari” në A2 CNN.

E pyetur nga gazetari Endri Xhafo, Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka u shpreh se nisma ka kaluar në Komisonin e Ligjeve dhe procedura për shkarkimin e tij mund të mbyllet brenda 10 ditësh.

“Sot për sot, kërkesa e deputetëve firmëtarë i ka shkuar Komisionit të Ligjeve. Komisioni i Ligjeve shqyrton kërkesën e deputetëve  paligjshmëritë, antikushtetutshmërinë e veprimeve të presidentit.

Më pas Komisioni e kthen ose i bën kërkesë Parlamentit të votojë shkarkimin e presidentit. E gjitha mund të ndodhë në një javë ose 10 ditë. Nuk ka pse të ketë Komision Hetimor. Mund ta bëjë dhe Komisioni i Ligjeve. Ndoshta do të thërrasë dhe vetë Presidentin, kam përshtypjen të hënën. Më pas Komisioni del me një vendim që ja dërgon Kuvendit. Procedura është më e shpejtë nga sa e parashikuat ju”, u shpreh Ministrja e Mbrojtjes, Xhaçka.

Minitrja Xhaçka u pyet edhe për përgjimet e “Bild” dhe konkretisht për rastin e bashkëshortit të saj.

Xhaçka u shpreh se fjalët nuk duhet të dalin nga konteksti. Ai u shpreh se e di mirë sesi ka qenë situata në Dibër në atë kohë. Xhaçka thekson se kujton bandat e PD, ndërsa përmend edhe emra.

“Rasti i bashkëshortit tim… nuk e di, ndoshta është aty sepse është bashkëshorti im ose ndoshta sepse ka qenë deputet i Partisë Socialiste në atë kohë. Bashkëshorti im ka qenë duke folur me një funksionar të PS në zonën e Maqellarës. Dy ditë përpara asaj telefonate ka qenë me të, kur mbi të është abuzuar, ka edhe një denoncim mbi këtë gjë. Kanë qenë funksionar të PD… Ajo ka qenë një bisedë që mund të bëjë çdokush që do t’i japë kurajo dhe t’i thotë se të është vlerësuar puna. ‘Jo vetëm prej meje se unë e pash me sytë e mi, por edhe të lidershipit të partisë, i cili e vlerëson atë që t’i ke bërë në zonë’. Edhe kur gjërat dalin jashtë kontekstit, kur diskutohet – “e ke kopsitur mirë” – njerëzit e kuptojnë i ke paguar të gjithë. Nuk ka lidhje fare. Po të flas për bashkëshortin për një arsye të thjeshtë. Në atë kohë kam qenë edhe vetë në Dibër, si kryetare e Forumit të Grave të PS. Unë di se çfarë ka ngjarje. Unë mbaj mend shumë mirë bandat e PD, shpërnguljen e PD, duke filluar nga ish-kryetari i komunës Lazarat bashkë me të tijtë, duke vazhduar më pas me shpurrën e Flamur Nokës, Kryetarin e Bashkisë së Kamzës. Unë e kujtoj situatën e tensionuar atje dhe patjetër frikën dhe sikletin, ndoshta edhe terrorin për t’u përballur me të gjithën këtë”,  tha ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

 

Fraksion.com