Protesta e opozitës, ambasada gjermane: Dhuna e çdo forme e papranueshme
Pas Ambasadës së SHBA, pak orë para nisjes së protestës, ka ardhur reagimi i ambasadës gjermane.
Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz deklaron se dhuna e çdo lloj forme është e papranueshme.
Ajo thekson se pret prej organizatorëve që të angazhohen me të gjitha mundësitë për një zhvillim paqësor të protestës si dhe të jenë në lartësinë e përgjegjësisë së tyre përmes apelit publik për protesta paqësore.
Ajo shprehet se me shqetësim të madh është duke ndjekur edhe trazirat e dhunshme të ditëve të fundit duke theksuar se një gjë është e qartë që mësymjet e dhunshme nuk janë mjete legjitime të përballjes politike.
“Liria e tubimeve dhe e drejta për të demonstruar paqësisht janë kolonat e çdo demokracie. Ndërsa dhuna e çdo lloj forme është e papranueshme! Duke patur parasysh demonstratën e njoftuar për mbrëmjen e sotme u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të respektojnë ligjet në fuqi. Prej organizatorëve pres të angazhohen me të gjitha mundësitë për një zhvillim paqësor të protestës si dhe të jenë në lartësinë e përgjegjësisë së tyre përmes apelit publik për protesta paqësore. Me shqetësim të madh jam duke ndjekur ditët e fundit edhe trazirat e dhunshme në vende të ndryshme të Shqipërisë. Një gjë është e qartë: mësymjet e dhunshme nuk janë mjete legjitime të përballjes politike. U bëj thirrje me forcë të gjitha palëve të heqin dorë edhe nga sulmet verbale e të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre për vendin“, tha ambasadorja Schütz.
Fraksion.com