Mbuluar me dhe; I zhdukuri në Klos gjendet i vdekur
Një person i cili prej disa ditësh rezultonte i zhdukur, është gjetur i vdekur i mbuluar me dhe.
Zbulimi është bërë paraditen e sotme, në zonën e Klosit, në Dibër.
Mësohet se viktima është 45-vjeçari Agim Meta, i cili është gjetur pranë tunelit të Murrizës në Rrugën e Arbrit.
Viktima ishte parë për herë të fundit mbrëmjen e së martës, ku me një bombol gazi në krahë ishte nisur për në banesën e tij në fshatin Shkallë.
I ndjeri punonte për ndërtimin e rrugës, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.
Nga ana e policisë po punohet për hedhjen dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.
Fraksion.com