Krijimi i një partie të re; Hajdari: Zgjidhja do kalojë në rrugë institucionale…; Unë nuk kërkova të dilja jashtë nga PD
Deputetja Rudina Hajdari ka treguar nëse do të krijojë një forcë të re politike.
Gjatë emisionit Real Story, ndonëse nuk dha një përgjigje të prerë, ajo u shpreh se kjo nismës, kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor.
“Formimi i një lëvizje të re kërkon ndryshimin e sistemit, sepse kështu nuk bëhesh dot pjesë e garës. Grupi jonë parlamentar, pjesa më e madhe e opozitës që është në parlament, kushdo që do t’i bashkangjitet kësaj lëvizje për të ndryshuar sistemin, është puna jonë. Fundja kemi pasur komisionin e reformës zgjedhore që nuk ka pasur asnjë rezultat.
“Presidenti ka anuluar datën e zgjedhjeve por që nuk ka arritur të gjejë një datë tjetër dhe kjo do të thotë se ka shkelur kushtetutën. Nga ana tjetër kemi pasur një mazhorancë që ka shantazhuar opozitën se do të miratojë një rezolutë duke përë që të ndërhyrje. Nëse ndodh që presidenti shpërndan parlamenin është shkelje e rëndë e kushtetutës. Nesë e bën një gjë të tillë atëherë kemi të bëjmë me një dënim të rëndë. Unë besoj që nuk do ta bëjë pasi nuk ka ndodhur asnjëherë në këto vite”, deklaroi Hajdari.
Fraksion.com