AktualitetTë fundit

Kandidat për SPAK; KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Gurali Brahimllari

Gurali Brahimllari, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda Tiranë është shkarkuar nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK).

Gurali Brahimllari ishte edhe kandidat për Gjykatën Speciale, SPAK. Gjyqtari i Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, Gurali Brahimllari u përball të martën me Vetingun gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku u identifikuan mungesë burimesh të ligjshme në krijimin e disa pasurive, ndërsa u vlerësua pozitivisht për kriterin e figurës dhe profesionalizmin.

Gurali Brahimllari e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 si ndihmësgjyqtar në Gjykatën e Kuçovës. Në vitet 1998-2001 ai ka kryer studimet në Shkollën e Magjistraturës dhe më pas është emëruar në Gjykatën e Fierit.

Në çelje të seancës dëgjimore, relatorja e çështjes, Brunilda Bekteshi sqaroi se Komisioni kishte përfunduar rivlerësimin në të tre kriteret për gjyqtarin Gurali Brahimllari. Relatorja Bekteshi theksoi të premten se Braimllari nuk e kalon Vetingun, duke e shkarkuar atë nga detyra. Treshja gjyqtare që shqyrtoi dosjen e Braimllarit përbëhej nga: Roland Ilia, Genta Tafa (Bungo), Brunilda Bekteshi.

 

Fraksion.com