AktualitetPolitikëTë fundit

“Ilir Meta rrotullohet”; Rama: Është si Hëna, herë e plotë dhe herë e qorruar komplet; Ka bërë një veprim fatal

Kryeministrit Edi Rama në një bashkëbisedim me banorët e Njësisë Administrative nr.6 në Tiranë paraditen e sotme, në vijim të fushatës elektorale,  tha se Ilir Meta është personazh kompleks dhe se ka bërë gjëra të mira dhe të gabuara.

Rama tha se Meta është si “hëna, herë e plotë e herë e qorruar komplet” dhe se ka bërë një veprim   për të nxitur dhunën.

“Nuk kemi se çfarë i bëjmë! E bëri për të nxitur dhunën dhe gjithë këto ditë nuk ka thënë një fjalë kundër dhunës, përkundrazi! Dhe kjo ishte fatale për të.

Ai është si Hëna, rrotullohet dhe herë është e plotë dhe herë e qorruar komplet”, thakreu i qeverisë.

 

Fraksion.com