“Fallxhore që sheh filxhan”, Kryemadhi: Ja kush është gruaja brenda në kryeministri që i sheh fatin Ramës
Kryeministri Edi Rama e konsideron nëpër mitingje si fallxhore që shesh filxhan, por Monika Kryemadhi i dha një përgjigje konkrete nëpërmjet emisionit “Opinion”, duke deklaruar se kryeministri është ai që shikon filxhan.
Madje, Kryemadhi shkoi më tej duke thënë se një këshilltare e tij që paguhet në Kryeministri bën pikërisht këtë gjë. Kryemadhi tha se e dinte edhe emrin, por nuk preferoi ta jepte, duke folur me kod.
“Atë zonjën që e paguan me rrogë për t’i parë filxhanin, këshilltare të vet. Nuk po i them emrin, e gjermanishtes. Emrin ia vendos vet ai. T’ia shikojë filxhanin dhe t’ia shikojë mirë. Fati i Edi Ramës nuk është më në filxhan as në horoskop. Ka dy rrugë ose të shpëtojë paratë ose popullin e tij. Nuk ka rrugë tjetër. Nuk kanë për t’ia falur shqiptarët këtë gjë. Nuk i shpëton dot të dyja”, theksoi ajo.
Fraksion.com