Tensione në Gjirin Persik pas rrëzimit të dronit amerikan
Situata në gji shkallëzohet: Gardat e Revolucionit kanë qëlluar një dron amerikan, sipas tyre, ai gjendej në hapësirën iraniane. Por sipas SHBA droni ka qenë në hapësirën ndërkombëtare ajrore.
Me këtë shtohen me tëj tensionet mes Iranit dhe SHBA. Vetëm javën e kaluar, SHBA akuzuan Iranin, se ka vënë në shënjestër me raketa një dron të tyre. Lidhur me rastin e fundit, disa media citojnë qarqe qeveritare të Uashingtonit që e konfirmojnë rrëzimin e dronit. Por droni nuk ka qenë në hapësirën ajrore të Iranit, siç pretendohet nga Irani, por në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Ngushticën e Hormuzit, sipas qarqeve të Uashingtonit.
Deri më tani të dyja palët shprehen, se nuk duan luftë. Sekretari i Këshillit të Sigurisë në Iran, Ali Shamshani deklaroi të mërkurën: “Nuk ka asnjë arsye për luftë, sepse pretendimet amerikane kundër vendeve të tjera, janë një taktikë e njohur në të gjithë botën e SHBA-së për të ushtruar presion politik.” Kurse ministri në detyrë i Mbrojtjes së SHBA, Patrick Shanahan theksoi se “Shtetet e Bashkuara nuk synojnë një konflikt me Iranin.” Por në të njëjtin njoftim, Shahanan bëri të ditur zhvendosjen e 1000 trupave në rajon.
Fraksion.com