“Telefon me një shok fëmijërie”; Reagon Qefalia pas përgjimeve: Lloqe Kavaje!
Xhemal Qefalia i cili ishte protagonist te përgjimet e publikuara nga BILD për Dosjen 184, ka reaguar në rrjetet sociale duke e cilësuar telefonatën si një bisedë normale me një shok fëmijërie.
Deputeti i PS, i cili ka dalë në përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane në bisedën me Agon i thotë atij se është në darkë me Edi Ramën, Gramoz Ruçin dhe Sajmir Tahirin, madje ish-ministrin e Brendshëm ia kalon në telefon.
Qefalia 24 orë pas “bombës” së BILD ka reaguar duke e marrë me sportititet ngjarjen, duke mos e mohuar përgjimin.
“Xhevahire nga Dibra ! Se lloqe Kavaje nuk shkon! Të përgjosh dhe ta quash krim elektoral pse flet në telefon me një shok fëmijërie dhe shkolle madje ky shoku nuk është as kriminel as person pa integritet, por është ushtarak , oficer karriere. Mirë që ligjet dhe institucionet nuk i njohin por këto kanë filluar të mohojnë dhe marrëdhëniet miqësore dhe shoqërore ! Qofshin këto që janë!”, shkruan deputeti i PS.
Biseda:Deputeti i PS, Xhemal Qefalia dhe shefi i policisë së Dibrës, Robert Aga
Xhemal Qefalia: Berti
Shef i policisë së Dibrës: Po shoku im
Xhemal Qefalia: Mos e vrit trurin, Flamuri është i detyruar të bëjë politikë, po do i themi ne nesër s’ke pse e përmend më atë
Shef i policisë së Dibrës: Jo jo, ai le të vij dhe të kontrollojë ku t’i dojë qejfi
Xhemal Qefalia: Ça ka ai, ai ia fut kot, mundohet që të justifikojë. A e merr vesh ti se çfarë bëhet brenda PD-së, duke u zënë me njëri- tjetrin. Mos e vrit mendjen
Shef i policisë së Dibrës: Jo unë i pata thënë, më sillni kartonin si Messi që ia mban Barcelona edhe të fitoni
Xhemal Qefalia: Tani kot ata, të kishin vënë ty ata, e fitonin ata.
Shef i policisë së Dibrës: Unë jam pjesë e PS-së dhe nuk e ndërroj as për 1 milion vjet.
Xhemal Qefalia: Nuk e vë në dyshim mo vlla, prandaj e thashë unë atë mbrëmë, ishin të gjithë grupi i PS, s’ë besonin më.
Shef i policisë së Dibrës: Faleminderit, faleminderit, shyqyr që nuk thashë një fjalë tjetër unë aty. Unë e dija se ishte Gjiknuri
Shef i policisë së Dibrës: Jo mo thashë ….(nuk dëgjohet)
Xhemal Qefalia: Ishte dhe Gramozi aty, ishte edhe Rama, ishin të gjithë dhe ra muhabeti jot, foli shumë mirë dhe Damiani në fakt dhe Blerina …u thashë që ai mund të bëjë shumë ty. I thashë edhe atij Ulsiut që ta përforconte, që të mos kishte kundërshtim. U thashë mu më bën punë edhe në Tiranë ai, puna është që kudo që është ai i jep drejtim.
Shef i policisë së Dibrës: Ishalla mos më çojnë nga Bulqiza , të pushoj pak
Xhemal Qefalia: E pra e, që të çlodhesh një çik
Shef i policisë së Dibrës: Jo kam nevojë që të pushoj pak, sinqerisht…
Xhemal Qefalia: Ikën ato ë?
Shef i policisë së Dibrës: Po, po i përcolla tani, të lumtur
Xhemal Qefalia: Për drekë them unë
Shef i policisë së Dibrës: Jo mo hëngrën, s;e di ça bën a hëngën , a koktej
Xhemal Qefalia: Drekë, drekë
Shef i policisë së Dibrës: Mirë shefi
Xhemal Qefalia: Mirë vëlla, mos e ça tr*pin do të bëhet më e mira për ty, mos e vrit mendjen për ata…ta tha edhe mbrëm “ai” ty, mos ashu gjë nga ato
Shef i policisë së Dibrës: Jo, ai ma tha në ligjëratë të drejtë, ma shpërlau gojën
Xhemal Qefalia: Prandaj po them unë
Shef i policisë së Dibrës: Mirë vllë, hajde të përshëndes, ciao
Xhemal Qefalia: Ciao
Fraksion.com