AktualitetPolitikëTë fundit

Të arrestohet kushdo që ka përgjegjësi penale për blerjen e votës

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka deklaruar  se “prokuroria duhet të hetojë dhe në fund do të duhet të arrestojë përgjegjësit nga përgjimet e Bild, nëse arrihet të gjenden prova për blerje votash”.

I ftuar në emisionin televiziv Open në Top Channel Balla tha se “nëse ka përgjegjësi penale kushdo që e ka bërë të arrestohet”.

“Nga këto përgjime nuk kam asnjë shqetësim, kjo prokurori nuk duhet t’i mbajë këto dosje në sirtar”, tha Balla.

Sipas tij, fajësitë dhe përgjegjësitë në një vend demokratik i përcakton drejtësia.

 

Fraksion.com