AktualitetBota+RajoniTë fundit

Refugjatët në Bosnje: Pritje pa fund

20 Qershor- Dita Botërore e Refugjatëve – Por në pjesën perëndimore të Bosnjes, pranë kufirit kroat, refugjatët janë lënë vetëm si nga qeveria qendrore ashtu edhe bashkësia europiane.

Tahiri nga Pakistani është i zemëruar këtë mëngjes: “Ne nuk lejohemi të shkojmë në supermarket, nuk mund të blejmë as për të ngrënë. “Nuk duhet të dalim nga kampi sikur jemi në burg! Por nuk duam të jemi të burgosur, kjo është e pamundur!” Më parë ishte paralajmëruar, se autoritetet lokale të qytetit perëndimor boshnjak, Bihaç kanë vendosur ndalimin e lëvizjes së migrantëve nga ora 22 e mbrëmjes deri në mëngjes në orën 06:00. Ky quhet rregulli i kampit. Të gjithë refugjatët që gjenden në qytet në këto orë, merren nga policia e sillen në kampin aty pranë, Bira.

Autoritetet e Bihaçit e panë veten të detyruar të ndërmarrin këtë masë, thuhet, pasi me muaj pritën mbështetjen e qeverisë qendrore boshnjake-hercegovinase në Sarajevë, por pa sukses. Sepse kampi i refugjatëve në Bira është i tejmbushur. Kushtet higjienike janë të padurueshme, plastmasë të hollë as nuk ofrojnë ndonjë mbrojtje të mirë nga shiu ose dielli.

Pakënaqësi tek popullata

Bira nuk është përjashtim: edhe kampe të tjera kanë probleme. Në këtë rajon ka mundësi strehimi për rreth 3200 refugjatë, por ndërkohë presin aty rreth 5000 migrantë. Shumica e qendrave të refugjatëve administrohen nga Organizata Ndërkombëtare e Migracionit, IOM. Por edhe për ta Tahir nuk gjen fjalë të mira. “Ata vijnë, duan të fotografohen me ne, se si na japin njëherë në ditë ushqim, duan të na tregojnë, se sa të mirë janë, por kjo nuk qëndron.”

Në një kohë që refugjatët presin për një shans që të kalojnë kufirin për në Kroaci e me këtë të hyjnë në BE, kohën e kalojnë në rrugë e sheshe të qytetit me 45.000 banorë. Potenciali i agresivitetit nuk është i vogël, banorët e Bihaçit ndjehen të pasigurtë, zërat për rritjen e kriminalitetit jqnë shtuar. “Kjo është katastrofë, ne nuk e dimë më, se çfarë duhet të bëjmë”, ankohet një banor i Bihaçit, Bajro Grozdanic. “Ndoshta është dëbimi një zgjidhje e vetme, Nuk është humane, por nuk mundemi më. Na kuptoni, nuk mund ta dëbosh dikë nga kopshti i tij. Nuk mund të them, nëse është më keq se lufta, po kështu nuk jetohet më.”

“Çdo gjë nën kontroll”

Gjatë kohës së luftës së Bosnjes, njerëzit në Bihaç dhe rajon kanë vuajtur, kjo ishte edhe arsyeja pse para një viti e gjysmë u trajtuan mirë refugjatët e parë. Shpesh popullsia lokale kishte ndihmuar kur njerëzit ishin në nevojë. “Kam qenë refugjat vetë, e di që ata nuk e kanë të lehtë, por gjendja për ne është e padurueshme”, ankohet një banore. Ka kohë që në qytet janë rritur zërat, që të mbyllen kufijtë e kantonit për refugjatët edhe pse askush nuk e di, se si do të bëhej kjo dhe mbi cilën bazë ligjore.

Shifrat zyrtare nuk e justifikojnë frikën nga kriminaliteit në rritje. Në 5 muajt e parë të vitit, në kantonin e Una-Sanas policia ka regjistruar 130 vepra penale të migrantëve. Këto përbëjnë 20% të veprave penale në rajon. Edhe zëdhënësi i policisë, Ale Siljdedic thotë se masa e ndalimit të lëvizjes është një masë preventive. “Ka incidente, por gjendja nuk është alarmante. Disa vepra penale të migrantëve janë regjistruar, por ky nuk është një fenomen masiv. Por nuk mund të garantojmë, nëse në të ardhmen do të mbetet kështu. Përditë vijnë 100-150 migrantë të rinj, dhe kapacitetet e pranimit janë ezauruar. “Deri tani e kemi gjendjen nën kontroll, por nuk e dimë edhe për sa kohë.”

Kamp refugjatësh në ish-depo plehrash

Mungesa e kapaciteteve – edhe kjo një nga arsyet pse autoritetet e kantonit vendosën për një kamp të ri refugjatësh në Vucjak, 10 kilometra jashtë qytetit. Vucjak nuk është fshat, por një ish-depo plehrash. Aty nuk ka infrastrukturë, as ujë të rrjedhshëm dhe as rrymë. Edhe rreziku i infeksioneve është i madh.

Për bashkësinë ndërkombëtare afërsia me kufirin kroat përbën problem. “Kjo do të bëjë që refugjatët të vijnë këtu, me qëllim që të kalojnë sa më shpejt kufirin”, paralajmëron Lars-Gunnar Wiegemark, ambasador i BE në Bosnje-Hercegovinë. BE është gati të ofrojë 13 milionë euro, nëse autoritetet boshnjake do t’i strehojnë refugjatët në territorin e këtij vendi.

Por për migrantët ky nuk është varianti i dëshiruar. “14 herë e kam kaluar kufirin kroat dhe gjithnjë më kanë kthyer këtu”, thotë Tahiri nga Pakistani. Ndërkohë ai i ka shpenzuar të gjitha kursimet, sepse i duhe të paguajë gjithmonë kontrabandistët në rajon apo udhërrëfyesit.

Edhe tre refugjatë të rinj që duan të kalojnë kufirin së bashku rrëfejnë “se janë në rrugë pre një viti e gjysmë”. Ata duan të shkojnë në Itali. Disa kanë të afërm, disa kanë dëgjuar se aty mund të strehohesh më lehtë se në Gjermani apo Austri. “Kemi ardhur nga Pakistani, dhe kemi kaluar nga Irani, Turqia, Greqia, Maqedonia  e Veriut, Serbia dhe kemi ardhur në Bosnje-Hercegovinë. Por këtu është më keq se kudo”, thonë ata. “Këtu duhet të flemë nën qiell të hapur, dhe ujin na e sjellin me çisterna, si kafshë.”

Për shumë refugjatë kjo është pjesa më e vështirë e itinerarit. Policia kroate, që do të prezantohet si roje e zellshme e kufirit të jashtëm të BE patrullon me forca të përforcuara pjesërisht e me helikopterë përgjatë kufirit me Bosnje-Hercegovinën. Të gjithë refugjatët e kapur, sipas raportimeve që përputhen të organizatave për të drejtat e njeriut – kthehen pa procedurë azili – një rast i qartë i shkeljes së rregulloreve të BE./DW

 

Fraksion.com