AktualitetPolitikëTë fundit

Rama shkon për miting në Shkodër; Voltana Ademi nuk i jep leje të takohet me elektoratin

Në përgjigjen zyrtare Ademi përgjigjet se ky vendim vjen pasi po zbatohet dekreti i presidentit për anulimin e zgjedhjeve.

Gjithashtu në përgjigjen e saj, bashkia sqaron se në të kundërt policia bashkiake do jetë e detyruar të realizojë detyrën e saj funksionale.

“Bashkia e Shkodrës, në zbatim të dekretit të Presidentit të Republikës për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit dhe në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik, nuk ka miratuar kërkesën e Partisë Socialiste për zhvillimin e një aktiviteti elektoral në Pedonalen e qytetit.
Bazuar në arsyetimin e mësipërm, në përgjigje të një shkrese të Komisariatit të Policisë Vendore Shkodër, Bashkia e Shkodrës ka vënë në dijeni për mosmiratimin e lejes për aktivitet elektoral të Partisë Socialiste.

Policia Bashkiake është e vendosur të realizojë detyrën e saj funksionale ligjore për garantimin e rendit dhe qetësisë publike në të gjithë territorin e Bashkisë së Shkodrës dhe për çdo shkelje, të veprojë në bazë të kompetencave dhe legjislacionit në fuqi”.

Fraksion.com