“Një nga katërshja ka komunikuar për personat në burgje”; Rama: Të burgosurit u nxitën për revolucionin imagjinar të opozitës
Meta kërkoi e informacion lidhje me një informacion të qarkulluar në disa portale se po dalin nga qelitë persona të rrezikshëm me precedentë penalë.
Kreu i qeverisë tha se presidenti ka ngatërruar adresë, pasi letra duhej që t’i ishte dërguar ministrit të Drejtësisë, dhe jo drejtorëve.
“Para dy ditësh morëm informacion që njerëz, që lehtësisht mund të verifikohen se me kë janë të lidhur në katërshen, kanë komunikuar me persona në burgje duke i nxitur që të marrin në dorë pjesë të tyre të revolucionit imagjinar dhe pas këtij informacioni del letra e Presidentit. Nëse do të ishte shqetsuar nuk do të rendte ka publikonte letrën që e ka dërguar në adresën e gabuar. Pavarësisht se ndihet komandanti super, ai nuk ka të drejtë tu drejtohet drejtorëve, por ministrave“, tha Rama.
Fraksion.com